Site icon Telegrafi

Bournemouth 0-4 Liverpool, notat e lojtarëve (Foto)

Coutinho shënoi gol të bukur ndaj Bournemouthit (Getty Images)

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bournemouthi, e cila ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit anglez.

Redsat i janë kthyer fitoreve në kampionat në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy barazimi radhazi.

Golat në këtë fitore të thellë për skuadrën e Jurgen Kloppit u shënuan nga Philippe Coutinho (20′), Dejan Lovren (26′), Mohamed Salah (44′) dhe Roberto Firmino (66′).

Lexo po ashtu Liverpooli i shënon Bournemouthit katër gola për vendin e katërt, i jep sinjal Arsenalit për ndeshjen e ardhshme (Foto/Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli brazilian, Coutinho, i cili me një gol dhe një asistim u vlerësua me notë 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët ishte 5.7 dhe shkoi për dyshen e vendasve, Adam Smith dhe Marc Pugh. /Telegrafi/

Bournemouth:

Dështuan edhe Begovic, King dhe Surman

Liverpool:

Paraqitje superiore patën edhe Chamberlain, Firmino e Salah
Exit mobile version