Mesfushori i Francës, Boubacar Kamara, nuk arriti të regjistrojë asnjë minutë loje gjatë ndeshjes së fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pavarësisht se ndërpreu muajin e mjaltit.
23-vjeçar i Aston Villas, i cili bëri 29 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, u zgjodh nga Didier Deschamps për të zëvendësuar të dëmtuarin Adrien Rabiot për ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Greqisë.
Si rezultat i thirrjes së tij të vonshme, Kamara u kthye nga muaji i mjaltit për t’u bashkuar me skuadrën në Clairefontaine.
Në fakt, partnerja Coralie Porrovecchio shkoi në Instagram për të ndarë imazhet e udhëtimit të tyre të paharrueshëm, duke shfaqur një foto të tyre në një makinë në rrugë, krahas mbishkrimit: “Në rrugën time”.
Por, disa orë më vonë, çifti po kthehej në aeroport pas thirrjes së vonshme të Deschamps. Porrovecchio vazhdoi të postonte një fotografi të Kamara me bagazhin e tij.
“Nuk jam e sigurt nëse të qesh apo të qaj”, shkroi ajo në një postim.
Porrovecchio, e cila meriton një medalje për durimin e saj, më vonë postoi një imazh të deklaratës së Federatës Franceze të Futbollit që konfirmonte ardhjen e Kamara me një zemër të bardhë dashurie.
Besohet se dyshja ishin tashmë në një aeroplan të nisur për në Paris dhe duhej të zbrisnin për t’u kthyer në Marsejë.
Megjithatë, Kamara nuk u shpërblye për përpjekjet e tij. Ai ishte një zëvendësues i papërdorur në të dyja ndeshjet pasi Franca siguroi fitore kundër Gjibraltarit dhe Greqisë.
Boubacar Kamara got called to join the France squad after Rabiot pulled out from injury, cut his honeymoon short with his wife only for Didier Deschamp not to give him a single minute of football.
— Ty Bracey (@TyBracey) June 19, 2023
Ky rast bërë që tifozët të reagojnë në rrjetet sociale, me shumicën që ishin kundër drejtuesve të Francës.
“Të detyrosh një lojtar të anulojë muajin e mjaltit për detyrën ndërkombëtare dhe t’i japësh atij një total prej zero (0) minutash është çmenduri”, shkroi një tifoz, ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk kam parë kurrë dikë si Deschamps në jetën time”.
“Unë e urrej këtë qasje ndaj menaxhimit. Është e pashpirt. Ata luajtën me Gjibraltarin dhe Greqinë… ai e meritonte një lojë”, dhe “E turpshme”, ishin disa nga komentet tjera. /Telegrafi/