Valtteri Bottas e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Australisë, ndërkohë që Lewis Hamilton ka rënë në pozitën e katërt pas një dënimi pesësekondësh.
Britaniku ishte dënuar me tri pozita para fillimit të ndeshjes, ndërkohë që Red Bulli e kishte kontestuar garën kualifikuese.
Dhe si pasojë e dënimit, kampioni – i cili e zuri vendin e dytë në garën e parë pas pandemisë – u zhvendos në vend të katërt.
Falë dënimit të tij, ylli 20 vjeçar i McLarenit, Lando Norris, siguroi podiumin e parë në karrierë duke zënë vendin e tretë. Ndërkaq, vendi i dytë i takoi pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc.
Megjithatë, pikët maksimale shkuan për Bottas, ndërsa kjo ishte fitorja e tetë në karrierë për pilotin e Mercedesit. /Telegrafi/