Telegrafi

Botoksi zvogëlon djersitjen e tepruar

Injektimi i dozave të përcaktuara të toksinës botulin (botoks) në regjionin përkatës e zvogëlon tajitjen e gjëndrave të djersës. Kjo është një ndër metodat e cila jep rezultatet më të mira.

Me anë të kësaj metode bëhet bllokimin e nervave të cilët aktivizojnë gjëndrat e djersës. Kohëzgjatja e këtij trajtimi është 6 muaj deri një vit.

Botoksi aplikohet në sipërfaqen e lëkurës në regjionet të cilat djersiten më së shumti dhe ky tretman mund të përsëritet pa kurrfarë pasoje në periudha të caktuara kohore. Në regjionin e shpatullës aplikimi i botoksit është i padhembshëm, ndërsa në regjionin e shuplakave pak më i dhembshëm. /Telegrafi/