Telegrafi

Botoksi shtëpiak

Nëse dëshironi të tendosni lëkurën në mënyrë natyrale, provoni vezët! Ato do të mbyllin poret e zgjeruara, pastaj do t’i zbusin rrudhat e imta. Në të vërtetë, vezët përmbajnë albuminë, substancë e pasur me aminothartinë, e cila tendos shtresën sipërfaqësore të lëkurës.

Maska nga të bardhët e vezëve: Bëjini borë të fortë nga dy të bardhë të vezëve dhe nga një lugë sheqer. Përzierjen e bërë hidheni në fytyrë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. Maskën pastrojeni me vatë apo me sfungjer të njomur në ujë.

Edhe një këshillë: Pos për tendosje të lëkurës, vezët mund t’u ndihmojnë edhe flokëve të dëmtuar. Përzieni një lugë të kuqtë vezës me tri lugë shamponi neutral. Me këtë përzierje lajini flokët. Para se t’i lani, bëjini masazh me këtë përzierje lëkurës së kokës për disa minuta.

/Telegrafi/