Site icon Telegrafi

Botoksi për rrudhat midis vetullave dhe atyre horizontale

Aktualisht botoksi është ilaçi më i mirë kundër rrudhave horizontale. Atë e injektojnë në muskujt e ballit (jo në vetë rrudhat) dhe pacienti e ka të vështirë t’i ngrejë lart vetullat. Kësisoj, lëkura në ballë mbetet e palëvizshme.

Po ta bëni injeksionin me botoks para se rrudhat midis vetullave dhe në ballë të bëhen tepër të dukshme, kjo do t’ju ndihmojë të shmangni formimin e tyre dhe të sheshoni shenjat e para të plakjes; rrudhat nuk do të vazhdojnë të thellohen. Po të keni rrudha të thella, botoksi i sheshon ato, por për të pasur efektin e tendosjes, nevojitet pak mbushës.

Vështirë të thuash, kur është koha më optimale për ta bërë këtë procedurë. Te njerëzit me fytyra ekspresive dhe lëkurë të zbehtë me dëmtime nga dielli, rrudhat shfaqen më herët.

Botoksi vepron vetëm në atë pjesë, ku injektohet. Ai nuk përhapet nëpër fytyrë dhe të ngrijë të gjithë muskujt tuaj.

Këshilla

* Mos ua vini veshin reklamave të kozmetikës, kur ju premtojnë të zhdukin rrudhat horizontale apo pingule! Të gjithë do të donin të ishte kështu, por fatkeqësisht nuk ka asnjë provë shkencore të efektivitetit të këtyre kremrave.

* Rrudhat në ballë do t’ju shfaqen shumë më vonë, po të kujdeseni siç duhet për lëkurën. Kujdesi i mirë është thjesht i domosdoshëm, nëse i shpenzoni paratë tuaja për procedura të tilla si botoksi apo mbushësit.

* Mos e lini lëkurën të thahet dhe furnizojeni atë me të gjitha vitaminat e nevojshme për gjallërimin dhe rinimin e saj.

* Merrni ushqim të larmishëm dhe lexoni këshilla për losionet dhe kremrat, ku flitet, si ta ushqejmë lëkurën nga jashtë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version