Telegrafi

Botoksi për jetë më të mirë seksuale

Në SHBA me këtë tretman botoksi vaginal janë testuar 78 për qind e femrave, ndërkaq 77 për qind të tyre menjëherë pas operacionit kanë vërejtur ndryshime pozitive.

Botoksi përdoret për të eliminuar rrudhat, por ekspertët mjekësor thonë se ai ndihmon edhe në trajtimin e grave që vuajnë nga shqetësime të përhershme gjenitale. Ky stres shkakton çrregullim seksual, eksitim të pavullnetshëm dhe të pakontrollueshëm. Orgazma u jep atyre lehtësim në vetëm disa orë.Mjekët kanë shëruar me sukses gratë duke përdorur injeksione botoks për të bllokuar nervat dorsal të klitorit që e bën atë më të ndjeshme.

Megjithatë, veprimi i botoksit nuk është afatgjatë, andaj shumë dama do të kenë nevojë që patjetër ta përsërisin këtë veprim njëherë në tre muaj. /Telegrafi/