Site icon Telegrafi

Botoksi mund të ngrejë vetullat, por jo kapakët e syve

Kjo procedurë është veçanërisht efektive për njerëzit me muskuj të zhvilluar të fytyrës. Lëvizjen e vetullave e sigurojnë dy grupe muskujsh.

Kur rrini ulur dhe dëgjoni me vëmendje tregimin e shoqes suaj për mbrëmjen e djeshme, duke i dhënë ndërkohë fytyrës shprehjen përkatëse, dy grupet e muskujve sikur garojnë me tërheqje litari: njëri i tërheq vetullat lart, tjetri i ul poshtë. Me ndihmën e botoksit mund të shtendosen muskujt, që tërheqin vetullat lart. Kështu grupi tjetër fiton epërsi. Ju nisni t’i përdorni më shpesh ato dhe vetullat tuaja do të ngrihen.

Botoksi mund të ngrejë vetullat, por jo kapakët e syve. Vëreni gishtin në ballë, tërhiqeni lëkurën lart dhe menjëherë do ta kuptoni, si qëndron puna. Vetullat do të rrëshqasin lart, kurse kapakët do të qëndrojnë në vend.

Tani për tani nuk ka ende një mënyrë jokirurgjike për të ngritur kapakët e syve. Rezultati i tërheqjes së vetullave varet nga tonusi i muskujve. Pyeteni mjekun tuaj, sa efektive do të jetë procedura.

Këshilla:
Harrojini losionet, jeshillëqet çudibërëse dhe elektro-terapinë, e, cila gjoja tonizon kapakët e rëna të syve; këto janë para të hedhura në erë.

habitet, kur dëgjon për këtë procedurë, sepse në shtyp qarkullojnë gjithfarë historish, që pas botoksit kapakët e syve bien. Por rasti i vetëm, kur botoksi provokon rënien e tyre, është nëse përdoret dozë tejet e madhe ose kur preparatin nuk e injektojmë në vendin e duhur. Për këtë duhet të fajësoni mjekun, jo ilaçin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version