Libri shkencor për ndikimin e makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019 me autor Burim Dërmaku është botuar dhe përkthyer në tetë gjuhë të botës.
Ky libër po ashtu është lansuar në gjitha tregjet botërore si : Amazon , Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Mattheës Medical, NACSCORP, Bertrams, si dhe në të gjitha tregjet tjera më të mëdha botërore.
Libri titullohet “Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019”.
Libri është financuar nga Akademia Lambert “Lambert Academic” me fondacionin e saj në Gjermani dhe me shtrirje në Evropë dhe në të gjithë botën.
Autori, Burim Dërmaku tregon se është kontaktuar nga Akademia Lambert”Lambert Academic”, pasi që ishte autor i vetëm që ka shqyrtuar kredit me probleme apo kredit jo-performuese, për punimin shkencor : Impact of macroeconomik and banking factors on the level of non-performing loans in the banking sector in Kosova 2007-2019 (Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë) dhe kanë kërkuar nga autori që të punoj ende më shumë që të rrit numrin e viteve të hulumtimit nga 2007-2017 në 2007-2019 dhe të rrit edhe numrin e faqeve dhe nga punimi shkencor ta bëj libër.
Përveç lansimit të librit në të gjitha tregjet më të mëdha botërore, akademia ka shpenzuar për autorin Burim Dërmaku edhe shumë për marketing në tregun ndërkombëtar dhe ka përkthyer librin në 8 gjuhët më kryesore të botës.
Dërmaku është i diplomuar Bachelor & Master për Banka Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe në PhD (Doktoraturë) për Lidership në – University of Library Studies and Information Technologies in Sofia, Bulgaria.
Ai ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi dhe ka aftësi organizative dhe përvojë 20 vjeçare në organizim të punës, lidership, menaxhim , këshillim, media, marketing e shitje. /Telegrafi/