Site icon Telegrafi

Botohet libri “Kronika nga Lugina”, i autorit Baki Rexhepi

Gazetari nga Presheva, Baki Rexhepi përmes një njoftimi në llogarinë e tij personale të FB, njoftoi për botimin e librit të parë të tij me titull “Kronika nga Lugina”.

Ky libër vjen në 25 vjetorin e karrierës gazetareske të autorit Rexhepi, ku ka përfshirë përmbledhje kronikash, raportesh e intervistash të realizuara ndër vite.

Njoftimi i plotë nga ana e autorit të librit:

Miq të dashur “Kronika nga Lugina” është libri im i parë i cili u botua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë. Ky libër është një përmbledhje kronikash, raportesh e intervistash të realizuara në tri komunat e Luginës, gjatë viteve 1996, 97 dhe 2000 e 2001.

Të gjitha ngjarjet, takimet, vendimet, aksionet, veprimet, të paraqitura në “Kronika nga Lugina”, janë raportuar në kohë reale, në Radio Televizionin “Zëri i Kumanovës”, në MTV 2 – redaksia në Gjuhën Shqipe, në BBC seksioni shqip, në Radio dhe Televizionin e Kosovës e në Kosovapress. Në libër janë autentike ngjarjet e para luftës, gjatë luftës , paraqitja e UÇPMB-së, marrëveshjet, tradhtia e madhe e vrasjes së kryenegociatorit të delegacionit shqiptarë dhe zhvillimet e pas luftës.

Për përkrahje të pakursyer e falënderoi familjen time të ngushtë! Falënderoi të gjithë personalitet që përfshihen në libër për bashkëpunimin e sinqertë.

Ky libër vjen në 25 vjetorin e karrierës sime gazetareske! Lexim të këndshëm…

Baki Rexhepi , ka lindur me 19 maj 1970 në fshatin Depcë (Mëhalla Lafet) të komunës së Preshevës. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka përfunduar në Presheve, ndërsa studimet universitare në Prishtine, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Seksioni i Fizikes. Në Beograd ka përfunduar Masterin për Ekonomi (Ekonomi Afariste dhe Ndërmarrësi) si dhe studimet e Doktoraturës, në drejtimin e Ekonomisë (Menaxhment dhe Biznes). Në vitin 1996 nis punën e gazetarit, fillimisht në RTV “Zëri i Kumanovës”, korrespondent nga Presheva, për të vazhduar më pas, në fund të vitit 1999 në Redaksinë e Televizionit Publik të Maqedonisë në Gjuhën Shqipe, korrespondent në Radio Televizionin e Kosovës, bashkëpunëtorë i BBC – seksioni Shqip, korrespondent i Agjencisë së lajmeve Kosovapress, bashkëpunëtore i BIRN-it dhe shumë medieve me karakter rajonal dhe ndërkombëtare.

Exit mobile version