Kushtetuta e Maqedonisë është botuar në një edicion të posaçëm me shkronjat e Brajlit, ndërsa promovimi u bë sot.
Ky është një projekt i përbashkët e “Gazetës Zyrtare” dhe Shkollës së mesme për persona me pengesa në shikim “Dimitar Vllahov”.
Kushtetuta është botuar në 50 kopje dhe do të dërgohet në më shumë institucione, ndër të cilat në Fakultetin Juridik në Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM), në shkollat e mesme ku ka drejtim juridik.
Kopje do të dorëzohen edhe në Komisionin ligjvënës-juridik dhe Institutin kuvendar pranë Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/