Kjo trilogji për Ritën është botuar me rastin e 25 vjetorit të artistes.
Libri pasqyron sukseset e Rita Orës, tashmë ambasadores sonë në botë, e cila me punën dhe emrin e saj po na bën krenar, në botën mbarë.
Ky është libri i tretë i Foniqit për Rita Orën, kurse i trembëdhjeti në karrierën e tij të gjatë në gazetari, publicistikë dhe, përgjithësisht në krijimtari.
Të theksojmë se, kohë më parë është botuar Monografia për të, e titullur “Shaqir Foniqi, Maestro i Gazetarisë”, përgatitur nga studiuesi, Xhemail Peci. /Telegrafi/