Libri i parë për Artet Marciale të Përziera vjen nga Arjan Rizaj, i cili është themelues i Federatës së Arteve Marciale të Përziera (MMA) në Shqipëri. Rizaj tregon fillimet në këtë sport, historikun e MMA-së në Shqipëri dhe shpjegon rregulloren dhe manualin e teknikave të këtij sporti
Arjan Rizaj është themeluesi dhe Presidenti i Federatës së Arteve Marciale të Përziera (MMA) në Shqipëri, si dhe trajneri kryesor i “Albanian Fight Club”.
Puna dhe përkushtimi i është shpërblyer me një sërë certifikatash me kualifikime domethënëse nga organizatat ndërkombëtare, si IMMAF, WMMAA, etj.
Gjatë karrierës ka fituar tituj të shumtë në artet marciale, mbi të gjitha për t’u vlerësuar janë sukseset dhe trofetë që ka korrur në arenat ndërkombëtare, si trajner i sportistëve shqiptarë, të cilët nën udhëheqjen e tij kanë fituar titullin “Kampionë të Ballkanit” dhe kanë arritur rezultate historike në Kampionatin Botëror në vitin 2017, ku midis 100 shteteve pjesëmarrëse me 450 sportistë, Shqipëria zuri vendin e tretë në botë.
Po ashtu, ka organizuar mbi 30 aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlen të përmenden veçanërisht arritjet e tij në bashkë-themelimin e Federatës Ballkanike të Arteve Marciale të Përziera, si dhe anëtarësimin e Federatës Shqiptare në atë Botërore.
MMA – ‘Një rrugëtim që nuk mbaron kurrë’
Libri ‘Artet Marciale të përziera Brenda Kafazit’ me Arjan Rizaj vjen si një botim i plotë, historiku mbi fillesat e këtij sporti në vendin tonë, shembujt konkret, por dhe si një libër këshillues për të gjithë ata që janë të pasionuar pas këtij sporti.
“Të jesh luftëtarë i suksesshëm kërkon disiplinë”
“MMA është një sport tepër në trend dhe duke qenë se unë jam nga pionierët e parë. Bashkë me komunitetin e MMA që kemi krijuar Federatën e MMA që në vitin 2012, mua më ka përshkruar një udhëtim tepër i gjatë dhe i vështirë dhe për dëshirën pasionin dhe vendosmërinë me mendimin për të bërë gjëra të pa mundura”, ka thënë Rizaj.
Rizaj shtoi se: “Në librin tim kam shprehur të gjitha arritjet që kemi bërë. Gjithashtu në libër kem shprehur dhe që kemi bërë gjithçka rreth të pamundurës, pra me pak fjalë jam munduar që jo në formën e biznesit, por në formën e sportit. Jam munduar që në formën e pamundësive t’i të bësh të pamundurën për atë që ke ëndërr dëshirë dhe pasion”.
Në fund, Rizaj i bënë thirrje prindërve që të jenë mbështetës, aq më tepër kur bëhet fjalë për një aktivitet fizik, dhe thotë se sporti është dhe obligim mjekësor për të bërë një jetesë të shëndetshme. /Telegrafi/