Site icon Telegrafi

Botërori me 48 skuadra

FIFA presidential contender Gianni Infantino delivers a speech at the FIFA electoral congress on February 26, 2016 in Zurich. FIFA members will elect on February 26, 2016 a new president and pass reforms they hope will open an escape route from a storm of scandal symbolised by the downfall of veteran leader Sepp Blatter. / AFP / FABRICE COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP/Getty Images)

Kampionati Evropian në Francë për herë të parë u mbajt me 24 skuadra, derisa mund të zgjerohet edhe Kampionati Botëror, duke filluar nga viti 2022.

Ka qenë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka deklaruar se e mbështet idenë që Botërori të zhvillohet me 48 kombëtare, shkruan albinfo.ch.

“Ka ardhur momenti që t’i japim pak frymëmarrje këtij kompeticioni. Edhe duke e bërë me 48 skuadra Botërorin, numri i Kombëtareve që do të kualifikohen do të jenë sërish nën 30 përqind të atyre që janë anëtarësuar në FIFA”, është shprehur i pari i futbollit botëror.

Nga kjo sigurisht se pritet të përfitojnë skuadrat e vogla, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë, që shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Exit mobile version