Telegrafi

“Botë” e Linda Halimit, kënga më e padiskutuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë në “Eurovision” (Video)

Festivali më i madh evropian javën e ardhshme do të zhvillojë fazën e tij garuese në tre netë spektakolare në datat 9 dhe 11 maj (gjysmëfinale), dhe 13 maj (finale).

Shqiptarët në këtë festival këtë vit i përfaqëson këngëtarja Linda Halimi me këngën “Botë”, e cila ngjitet në natën e parë gjysmëfinale me 9 maj, në skenën e “Eurovision 2017”, i cili mbahet sivjet në Kiev të Ukrainës.

Lexo po ashtu Kosova në "Eurovision", çështja e mbetur peng që lë prapa artin kosovar (Foto)

Këto ditë kanë filluar edhe provat e para për paraqitjen skenike të këngëtares në festival, e cila duket se ka nisur mirë që nga interpretimi e deri te zëri i saj, i cili duket të jetë në formën më të mirë, shkruan Telegrafi.

(Video: Prova e parë e Linda Halimit në “Eurovision 2017”)

Ndonëse është një këngë e mirëfilltë dhe dinjitoze për tu paraqitur në këtë festival, kënga “Botë” duket se nuk ka arritur të godasë edhe aq shumë në veshin e shqiptarëve. Ajo nuk është transmetuar aq shumë në televizion, si dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga mediet.

Krejt kjo bën të duket sikur “Botë” të jetë kënga e cila ka zgjuar më së paku pluhur në rrugën e Shqipërisë në “Eurovision”.

Lexo po ashtu 'Politika' e Rusisë këtë vit në "Eurovision" (Video)

Mbase dështimet e njëpasnjëshme dhe versioni i përhershëm i “Eurovisionit” si festival ‘politik’, duket se ka bërë që shqiptarët ta humbin interesimin, dhe mos t’i kushtojnë kujdes dhe vëmendje as përfaqësimit të tyre në këtë shtet.

Megjithatë ekipi shpreson se e gjithë kjo mos-shpërndarje e këngës në rrjetet sociale qoftë nga fansat apo fytyrat publike, mos-transmetimit në TV, përkrahje në medie etj, të mos jetë një neglizhencë apo bojkotim.

Lexo po ashtu Rekordi i Linda Halimit, renditet e katërta në Hollandë sipas "Spotify" (Foto/Video)

Sido që të jetë, Linda mund të arrijë shumë në këtë festival për shkak të këngës së bukur dhe zërit potent që ka. Kujtojmë që një histori e ngjashme kishte ndodhur në vitin 2012 me këngëtaren Rona Nishliu, e cila ‘kritikohej’ para netëve festivalit se po e përfaqëson Shqipërinë me këngë vajtuese, por që më pas doli të jetë më e arrira nga shqiptarët në këtë festival. /Telegrafi/