Telegrafi

Bota regjistron 84 milionë njerëz të infektuar me COVID-19

Numri i pacientëve me coronavirus në botë ka tejkaluar 84 milionë, sipas të dhënave të fundit nga faqja për monitorimin, Worldometer.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar në botë është 84,087,380, gjersa 1,830,453 njerëz kanë vdekur deri më tani ndërsa rreth 60 milionë pacientë janë shëruar.

Ka 22,726,275 raste aktive në botë, që është 99.5 për qind dhe 106.326 janë në gjendje kritike, 0.5 për qind e tyre.

Numri më i lartë i pacientëve është në Shtetet e Bashkuara, pothuajse 20.5 milionë, ndjekur nga India (10.2 milionë), Brazili (7.6 milionë), Rusia (3 milionë) dhe Franca (2.6 milionë).

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve, pothuajse 350 mijë, ndjekur nga Brazili me gati 195 mijë dhe India me gati 150 mijë vdekje. /Telegrafi/