Telegrafi

Bota përfshihet nga vala e të nxehtit

Temperatura rekord janë shënuar në pjesën më të madhe të botës këtë javë, ndërsa një valë e pazakontë të nxehti intensifikon shqetësimet për ndryshimet klimatike.

Muaji i kaluar ka bërë që në Kaliforni të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pasi i nxehti rekord ka rritur kërkesën për ajër të kondicionuar.

Organizata Botërore Meteorologjike thotë se temperaturat në rritje bien ndesh me fenomenin ciklik të njohur si “La Niña”, i kundërti i “El Niño” që zakonisht lidhet me temperatura të freskëta.

Javën e kaluar në Algjeri, në shkretëtirën e Saharasë u regjistrua temperatura maksimale prej 51.3 grandë Celcius, më e larta e regjistruar në Afrikë. Edhe kur dielli perëndon, nata nuk e përmirëson aspak situatën, siç bënte dikur në shumë pjesë të botës.

Në shkallë botërore, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ka qenë ai 2016, ndikuar edhe nga “El Niño”, ndërsa vitin e kaluar, temperaturat arritën nivelin më të lartë pa ndikimin e këtij fenomeni. Këtë vit në skajin e kundërt të ciklit që supozohet të sjellë më shumë freski, vijon po i njëjti trend. /Telegrafi/