Site icon Telegrafi

Bota në sytë e majmunit

Fotografitë e orangutanit Nonja tashmë janë parë nga dhjetëra mijëra adhurues – ndërsa ajo është pajisur me fotoaparat nga punëtorët e kopshtit zoologjik, të cilët janë përkujdesur që ato të shihen edhe në Facebook.

Fotografitë që realizohen nga Nonja plasohen në mënyrë automatike në Facebook nëpërmjet sistemit WiFi që disponon fotoaparati.

Nonja më parë njihej edhe si piktore e përkryer, pasi që pikturat e saj ishin shitur me çmim deri në 2.000 funte. /Telegrafi/

Exit mobile version