Kitaristi Fast Eddie, i fundit i mbeturi nga ‘rock’ grupit klasik, u nda nga jeta në mënyrë paqësore në spital të mërkurën pas një beteje me pneumoni.
Lajmi i trishtuar u njoftua në faqen e grupit në Facebook.
Ai ishte i vetmi anëtar i mbijetuar i grupit – i cili përfshinte edhe Lemmy dhe Phil Taylor.
Eddie, i lindur në Twickenham, Londër, në tetor të vitit 1950, ishte gjithashtu i njohur për punën e tij me Fastway.
“Edward Allan Clarke – ose siç e dimë të gjithë dhe e duam atë Fast Eddie Clarke – ndërroi jetë në mënyrë paqësore dje”.
Postimi i grupit thotë: “Ne jemi të shkatërruar për të kumtuar lajmin që sapo e kemi dëgjuar”.
“Ted Carroll (i cili formoi Chiswick Records) bëri një njoftim të trishtuar nëpërmjet faqes së tij të Facebookut, pasi dëgjoi nga Doug Smith se Fast Eddie vdiq në mënyrë paqësore në spital ku ai po trajtohej për pneumoni”.
Me ‘Motorhead’, ai pati sukses të madh në Britani të Madhe me një mori albumesh.
Ata përfshinin debutimin e tyre të titulluar,’Overkill’,’ Ace of Spades’, ‘No Sleep’ deri në ‘Hammersmith’ dhe ‘Iron Fist’. /Telegrafi/