Telegrafi

Bota mund të vuajë një tjetër krizë ekonomike

“Megjithatë – shpjegon ai -, do të jetë një krizë ndryshe nga ajo që ekonomia globale po e lë pas krahëve”. Greenspan tha se goditja e rradhës do të vijë si një reagim i periudhës së gjatë të mirëqënies ekonomike.

Greenspan shpjegon se duke qenë se njerëzit besojnë se mirëqënia do të jetë afatgjatë, pra që nuk mund të ketë kthim prapa, do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime, të cilat bartin risqe për të ardhmen e ekonomisë dhe kjo përbën rrezik të madh.

“Çdo gjë varet nga natyra njerëzore”, shprehet ai. Duke folur një vit pas falimentimit të Bankës Amerikane të investimeve “Lehman Brothers” e cila ishte e para në listën e gjatë të kolapseve financiare, Greenspan tha se fajtore për krizën është natyra njerëzore.

Sipas tij, bankat kanë dhënë kredi aty ku nuk duhej, duke rritur kështu maksimalisht nivelin e aseteve toskike në banka. Greenspan paralajmëroi gjithashtu se Britania e Madhe, do të pësojë goditje më të rënda se SHBA, si pasojë e recensionit aktual dhe kolapsit në tregtisë botërore.

Sipas tij, në mënyrë që të evitohet një tjetër goditje në sistemin fiancniar qeveritë duhet të rrisin kërkesat kapitale dhe të luftojnë mashtrimet dhe vjedhjet në entet bankare.

“Pra, bankat duhet të jenë të detyruara të mbajnë para rezervë për të mbuluar kostot e operacioneve të tyre”.

Megjithatë, pavarësisht këtyre paralajmërimeve dhe notave negative në deklaratat e tij, ish-kreu i Bankës Qëndrore Amerikane, tha se e ardhmja do të jetë më e mirë, kjo në rast se qeveritë do të vazhdojnë të ndërmarrin masa mbrotjëse në ekonomi.