Site icon Telegrafi

Bota ka 200 milionë të papunë

Mbi 200 milionë njerëz në botë janë të papunë, kjo një rritje me 3.4 milionë veta që prej vitit të kaluar, raporton agjencia e punës e Kombeve të Bashkuara, duke bërë thirrje për politika që mund të nxisin bizneset e vogla dhe të mesme.

Në raportin “Punësimi Botëror dhe Perspektiva Sociale”, Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëroi se bizneset e vogla dhe të mesme, kanë qenë në ngecje, me situatën që është përkeqësuar në ekonomitë në zhvillim, ku 1 në 2 persona janë të punësuar në këto biznese.

Sipas raportit, sipërmarrjet e sektorit privat përbënin për pjesën më të madhe të punësimit global në vitin 2016, me 2.8 miliardë individë, duke përfaqësuar 87% të totalit të punësimit.

Sektori, që përfshin gjithashtu bizneset e vogla e të mesme, përbën për 70% të të gjitha vendeve të punës në disa vende arabe si dhe mbi 50% në Afrikë.

Megjithatë, Organizata Ndërkombëtare e Punës tregoi se këto kompani po hasin vështirësi.

Të dhënat e fundit për mbi 130 vende, tregojnë se bizneset e vogla e të mesme kanë rritur punësimin me norma më të larta se ato të mëdha përpara krizës globale financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version