Telegrafi

Bota feston vitin 2023

Australia, Zelanda e Re, Samoa, vendi i paqësorit të Kiribatit, Japonia dhe Koreja e Jugut janë vetëm disa nga vendet e para që mirëpritën Vitin e Ri në të gjithë globin, transmeton Telegrafi.

Vendi i parë që hyri në vitin 2023 është Kiribati, duke pasuar me Zelandën e Re. Australia është gjithashtu një vend tjetër që tashmë ka hyrë në vitin e ri.

Më shumë se një milion njerëz janë mbledhur në bregdetin e famshëm të Sidneit për të parë shfaqjen spektakolare të fishekzjarrëve.

Është nata e parë e Vitit të Ri pa kufizime në qytet pas dy vitesh masash me Covid.

Kufizimet për festimet janë hequr këtë vit pasi Australia, si shumë vende në mbarë botën, rihapi kufijtë e saj dhe hoqi masat kufizuese.

Më shumë se 7,000 fishekzjarre janë lëshuar nga maja e Urës së Portit të Sydney dhe 2,000 të tjera nga Teatri i Operas.

Është hera e parë në 12 vjet që fishekzjarrët do të nisen nga katër çatitë e ndërtesave për të inkuadruar shfaqjen spektakolare, thanë organizatorët.

Producenti Stephen Gilby tha se është festa që Sydney meriton pas masave të rrepta të Covid në vend gjatë pandemisë. /Telegrafi/