Telegrafi

“Bota është vend më e mirë pa ty”: Përkujtimi i pazakontë, për nënën që i braktisi (Foto)

Kathleen Dehmlow që vdiq gjatë javës së kaluar në Minnesota të Shteteve të Bashkuara, nuk do t’ju mungojë aspak fëmijëve të saj, të cilët këtë gjë e treguan publikisht nëpërmjet gazetës.

Bazuar në përkujtimin për 80-vjeçaren, ajo nuk ishte njeri aq i mirë, transmeton Telegrafi.

“Ajo u martua me Dennis Dehmlow më 1957 dhe me të pati dy fëmijë, Gina dhe Jay. Më 1962, ajo mbeti shtatzënë me vëllain e burrit dhe u shpërngul për në Kaliforni”, shkruan në përkujtim.

Përkujtimi në gazetë

Më tutje, thuhet se ajo i braktisi fëmijët, të cilët u rritën nga prindërit e saj.

“Ajo u nda nga jeta më 31 maj dhe tani do të përballet me gjykimin. Ajo nuk do t’ju mungoi Gina dhe Jay, dhe ata besojnë se bota është një vend më i mirë pa të”, përfundon shënimi.

Por, jo gjithçka përfundoi vetëm në gazetë, pasi përkujtimi i pazakontë është duke bërë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/