Telegrafi

Bota e sportit reagon me dhimbje pas sulmit në Mançester (Foto)

Yjet e futbollit dhe të sporteve tjera kanë shprehur dhimbjen e tyre pas sulmit me bombë në qytetin e Mançesterit.

Një koncert përplot adoleshentë ku performoi këngëtarja Ariana Granda është përfshirë nga një sulm që besohet të jetë terrorist.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth sulmit me bombë në Mançester

Deri tash dihet se janë së paku 22 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur, e natyrisht dhimbja ka prekur sportistët anë e mbanë botës, shkruan Telegrafi.

Futbollistë, boksierë dhe analistë kanë reaguar menjëherë pas sulmit duke shprehur ngushëllimet e tyre për atë që ka ndodhur dhe duke u lutur për viktimat.

Deri tash nuk dihen autorët e sulmit, por policia britanike e ka klasifikuar si sulm terrorist. /Telegrafi/