Bëhuni gati për të nisur një udhëtim nëpër botën e këndshme të POM-BAR, ku patatja krokante dhe e shijshme tani po merr edhe një pamje krejtësisht të re! Përpara zbulimit të dizajnit të ri, le të eksplorojmë se çfarë e bën POM-BAR kaq të veçantë.
Një shumëllojshmëri shijesh
Ju mund të shijoni përsosmërinë krokante të produkteve POM-BAR që në kafshimin e parë. Për më tepër, ju mund të zgjidhni shije te ndryshme dhe të lezetshme. Pavarësisht nëse jeni adhurues i POM-BAR origjinal, ju po ashtu mund të shijoni POM-BAR Keçap ose shijet e tjera me Salcë Kosi apo Spec babure, pra keni mundësi të ndryshme zgjedhjesh në bazë të preferencave.
Krijimi i shijes perfekte POM-BAR
POM-BAR e kupton se udhëtimi i çdo ushqimi është unik. E keni pyetur ndonjëherë veten se si marrin jetë ato ushqime të adhurueshme në formë Ariu? POM-BAR është krijuar duke përzier pluhur patateje, ujë, niseshte dhe kripë për të krijuar brumin. Ky brumë më pas hapet dhe format e Ariut priten. Pas procesit të tharje, Arinjtë zhyten në një përzierje vaji luledielli, ku shtohet magjia e shijes. Rezultati? Një meze e lehtë jo vetëm e shijshme, por edhe e bërë me kujdes.
Prej nga vjen brendi POM-BAR
POM-BAR nuk është vetëm një meze e lehtë dhe e shijshme, është një trashëgimi në pronësi të grupit Intersnack. E përshtatur për fëmijët dhe familjet, ky brend tashme është nder te preferuarit tonë, duke ofruar momente gëzimi në çdo kafshatë.
A e dini se Pombar po vjen me një Dizajn të Ri!
Tani, përgatituni për një kënaqësi vizuale! Pombar po kalon një transformim me një dizajn të freskët që premton të përmirësoj përvojën tuaj të ushqimit. Pamja e re, duke shtuar një shtresë sigurie, ruan thelbin e shijes origjinale që ju adhuroni.
Pombar, dizajn i ri, por shija mbetet e njëjtë!