Jeta e “mbretit të kokainës” Pablo Escobar vazhdon të jetë temë për të cilin shkruajnë mediat botërore, si kujtesë e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, pasuria e të cilit arrinte në 30 miliardë dollarë.
Escobar vinte nga një familje e varfër kolumbiane, por sapo mbushi 35 vjet u bë njëri nga njerëzit më të pasur në botë, transmeton Telegrafi.
Ai ishte lideri kartelit Medellin, që kontrollonte 80 për qind të tregut global të kokainës.
Për shkak të origjinës së parave, edhe sot është e vështirë të vlerësohet vlera e saktë, por thuhet se karteli i Escobar gjatë një jave fitonte 420 milionë dollarë.
Nga viti 1987 deri më 1993 dhe vdekjes misterioze, Escobar ishte në listën e “Forbes” të miliarderëve ndërkombëtarë, kurse në vitin 1989 përfundoi në vendin e shtatë të njerëzve më të pasur në botë, si një kriminel i dëshmuar botërisht.
Karteli i Medellin, kontrabandonte çdo ditë në Shtetet e Bashkuara rreth 15 tonë kokainë, kryesisht mbi brigjet e Floridës.
Por ekspertët thonë se katër nga pesë përdoruesit e kokainës në Shtetet e Bashkuara, kanë “thithur” drogën e Escobar-it.
Për shkak të operacioneve të policisë që zhvilloheshin çdo muaj, “mbreti i kokainës” humbte 2.1 miliardë dollarë, por kjo dukej se nuk i krijonte atij probleme pasi rregullisht fitonte shumë më tepër.
Paraja nuk përbënte problem për të, dhe për këtë më së miri flet fakti se kishte ndezur zjarrin me dy milionë dollarë, pasi vajza e tij kishte të ftohtë.
Këtë gjë e ka konfirmuar për revistën “Don Juan”, i biri i Escobar, Huan, i cili pas vdekjes së babait të tij ndryshoi emrin në Sebastian Marok. /Telegrafi/