Të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë të shijojnë botën e çokollatave të Vitit të Ri në “City Mall” në Shkup, nga kjo fundjavë deri më 5 janar 2020.
Çdo fëmijë do të ketë mundësi që për herë të parë të merr pjesë dhe ta shijojë “Botën e çokollatave të Vitit të Ri”, që çdonjërin nga ju do ta bëjë të lumtur për festat e fundvitit.
“Jemi shumë të lumtur që ‘City Mall’, çdo vit të ri arrin të bëjë diçka të re për vizituesit. Këtë vit e kemi ekspozitën ‘Bota e çokollatave të Vitit të Ri’, që tanimë është vendosur dhe me këtë ‘City Mall’ vendoset edhe një herë si lider në festat tek qendrat tregtare tek ne. Kemi shumë aktivitete për më të rinjtë, të cilët sigurisht do të kenë përvojë të paharruar. Edhe këtë vit e kemi Pemën e Krishtlindjeve, ndërsa do ta kemi edhe gjyshin e vitit të ri”, tha Damjan Korubin, menaxher marketingu në “City Mall”.
Programi do të pasurohet edhe me magji para festave, që do t’u mundësojë më të rinjve të shijojnë ture interaktive, ku do t’i presin aktorët profesional në rolet e “Botës së çokollatave të Vitit të Ri”.
Turnet do të mbahen çdo fundjavë, duke filluar të premten në 18:30 deri 20:30, ndërsa të shtunën dhe të dielën do të ketë dy termine me disa turne, nga ora 13:00 deri 15:00 dhe nga 18:00 deri 20:00. Gjithashtu do të organizohen punëtori për fëmijët të shtunën dhe të dielën nga ora 11:00, si dhe shfaqje në salla nga ora 11:45.
“City Mall” në Shkup është aleati juaj, që përmes lojës, festës dhe të qeshurave, do të na kthejë të gjithëve në fëmijëri, kur përrallat e kanë pasur vëmendjen tonë më të madhe.