Site icon Telegrafi

Bota demokratike – “e dobët” përballë Serbisë

Në rast se Ballkanit i kthehen politikat e vjetra të dhunës, fajin për këtë prapë e ka Evropa, që frika ekziston! Shqiptaret e kanë tash rastin më të mirë për të krijuar politika të përbashkëta dhe të mirëfillta të udhëheqjes si komb dhe duhet të jenë mirë të përgatitur përball diplomacisë dinake, moniste e kriminale sllave.

Si duket edhe diplomacia evropiane dështoi përball asaj serbe. Nuk dua të besoj që është kështu, por së paku realiteti i zhvillimit politik në Ballkan flet kështu – duke aluduar me problemet politike aktuale mes Kosovës dhe Serbisë dhe duke u bazuar së fundmi në deklarimin politik të institucioneve më të larta të Serbisë. Kur Evropa në mendimin e saj diplomatik e kushtëzoi Serbinë me mundësinë e zgjedhjes mes Kosovës dhe integrimit në Bashkimin Evropian, ia la dyert hapur Serbisë për të zgjedhur njërën. Kjo u dinte se kë do ta zgjidhte Serbia: Kosovën, para se të zgjidhte Bashkimin evropian. Ndoshta deklarimi i Nikoliqit dhe Daçiçit është sa për t’u hedhur “ hi syve” serbëve ultranacionalistë, përndryshe Ballkani mbetet i nxehtë!…..

Bota Demokratike ka qenë dashtë t’i zhvillojë politikat stabilizuese të Ballkanit, duke njohur dhe bazuar në fillesat e krijimit të Ballkanit si problem strategjiko-politik i konfrontimit mes dy mendësive politike në botë: asaj moniste që udhëhiqte Rusia dhe asaj demokratike, e reja, që udhëheq Amerika. Prandaj, duhet menduar në rreshtimet e popujve të Ballkanit karshi ideologjive udhëheqëse në botë. Për të qenë i qëndrueshëm bashkëpunimi politiko-ideologjik, nuk them se bota demokratike duhet izoluar ata që nuk janë në vijën e demokracisë, por pranimin e tyre duhet ta nxjerrin nga “brenda” shoqërisë të atyre ish-shteteve moniste e jo vetëm nga liderët e tyre.

Raportet armiqësore mes shqiptarëve dhe serbeve nuk kanë bazën vetëm te hapësira e ndërtimit si qytetar – edhe pse shqiptarët nën regjimin kriminal monist nuk u trajtonin si njerëz, nuk kishin të drejtë as për të jetuar si shqiptar. Por, ka edhe bazë të konfrontimit në mes ideologjive të lartpërmendura. Ideologjia demokratike nuk duhet t’i demokratizoj monistët, serbët, duke bërë lëshime në dëm të shqiptarëve, ngase kjo quhet tradhti në partneritet politiko-strategjik.

Prandaj, ne shqiptarët duhet të jemi syçelë karshi këtyre zhvillimeve politike duhet të krijojmë diplomacinë e partneritetit shtetërorë edhe me ndërkombëtarët, edhe me fqinjët. Nuk duhet të krijojmë politika të veçanta me Serbinë, por vetëm politika të reciprocitetit shtetëror, si me çdo shtet tjetër të botës, ngase jemi shtet. Çdo motivim tjetër për hatër të Serbisë as nuk i normalizon raportet politike Kosovë-Serbi, e as nuk e fuqizon shtetësinë e Kosovës, përkundrazi krijon situata konfliktuoze.

Bota demokratike duhet t’i korrigjojë politikat udhëheqëse në Ballkan. Ajo fillimisht duhet t’i trajtoj dhe t’i njeh shqiptarët si realitet qytetar dhe si një nga popujt autoktonë me të cilët duhet të ndërtojë lidhje të veçanta politiko-strategjike. Sllavet duhet t’i trajtoj si okupatorë të mendimit demokratik.

Bota demokratike nuk duhet t’u ofroj ledhatim serbëve, ngase ata ishin dhe po tregohet që ende janë argatët e regjimit monist rus. Realisht serbët ende janë në luftë politike me mendimin demokratik. Bota demokratike nuk duhet të gënjehet që me ultranacionalistët serbë ta integrojë Serbinë në Bashkimin Evropian. Ajo ka qenë dashtë të dijë se serbët monizmin e kanë shpirtëror e jo të blerë.

Prandaj, fillimisht bota demokratike duhet ta demokratizojë shpirtin e qytetarit serb, e pastaj të besojë në një Serbi semokratike dhe në një Ballkan me qetësi politike – dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian me vullnet të vërtet qytetar. Bota demokratike nuk duhet të lenë alternativa të normalizimit të raporteve politike shqiptaro-serbe. Ajo duhet t’u thotë serbëve se shqiptarët duhet të i njiheni si realitet qytetar dhe nuk duhet të keni frikë nga albanofobia.

Bota demokratike nuk duhet të lejojë Serbinë që ta sprovoj Bashkimin Evropian me një “grusht” serbësh ultranacionalistë përbrenda shtetit të Kosovës. Ajo, bashkë me institucionet e shtetit të Kosovës, duhet t’i largoi me gjuhën e forcës strukturat e MUP-it nga Republika e Kosovës dhe duhet ta shtrijë legjitimitetin qytetar në çdo cep të Kosovës sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo është zgjidhja reale e stabilitetit politik shqiptaro-serb, por edhe Ballkanik. Çdo “fizkulturë” politike tjetër me Serbinë është dështim i ideologjisë demokratike dhe triumf i asaj moniste.

Për momentin, Serbia po e zhvillon diplomacinë eksperimentale e cila problemin Ballkanik e qon te statuskoja kohore. Kujdes nga Serbia diplomatike e cila provon “të ta pijë qumështin e të ta shpërthejë gjirin”.
 

Exit mobile version