Telegrafi

Bostoni vetëm një fitore larg finales së Lindjes (Video)

Boston Celtics ka arritur të triumfojë në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së Lindjes ndaj Washington Wizards me rezultat 124-101.

Kapërcimin e parë të madh e bëri Bostoni në fraksionin e parë kur krijoi epërsi prej 12 pikësh falë një paraqitje të kompletuar nga Avery Bradley.

Me epërsi prej 16 pikësh u mbyll pjesa e parë e takimit.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth NBA

Në pjesën e dytë mysafirët nivelizuan lojën, por nuk arritën të zbusnin disavantazhin.

Më i miri ishte Bradley me 29 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, pasuar nga Isaiah Thomas me 18 pikë dhe 9 asistime, bashkë me Horford i cili realizoi 19 pikë.

Tash Bostoni me një fitore në ndeshjen e gjashtë që zhvillohet në Washington mund të sigurojë finalen ndaj Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/