Boston Celtics ka arritur të triumfojë në ndeshjen e pestë të gjysmëfinales së Lindjes ndaj Washington Wizards me rezultat 124-101.
Kapërcimin e parë të madh e bëri Bostoni në fraksionin e parë kur krijoi epërsi prej 12 pikësh falë një paraqitje të kompletuar nga Avery Bradley.
Me epërsi prej 16 pikësh u mbyll pjesa e parë e takimit.
Në pjesën e dytë mysafirët nivelizuan lojën, por nuk arritën të zbusnin disavantazhin.
Më i miri ishte Bradley me 29 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime, pasuar nga Isaiah Thomas me 18 pikë dhe 9 asistime, bashkë me Horford i cili realizoi 19 pikë.
Tash Bostoni me një fitore në ndeshjen e gjashtë që zhvillohet në Washington mund të sigurojë finalen ndaj Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7Ukq4b228uo