Boston Celtics ka shënuar humbjen e dytë rresht, kësaj radhe ndaj Neë York Knicks në udhëtim. Nga kjo ka përfituar Cleveland Cavaliers.
Bostoni u mposht me rezutlat 102-93 falë një performance të jashtëzakonshme nga Michael Beasley me 32 pikë në këtë takim.
Te Bostoni më i miri ishte Kyrie Irving me 32 pikë i ndihmuar nga Tatum me 17 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=lJtoT2n7g5U
Clevelandi pati shumë probleme me Chicagon në shtëpi, por ja doli të fitonte falë një performance të madhe prej 34 pikësh, 6 kërcimesh, 9 asistimesh dhe tri topave të vjedhur nga LeBron James.
Kevin Love me 27 pikë e 7 kërcime po ashtu ndihmoi LeBronin dhe as 25 pikët e Markkanen nuk ndihmuan Chicagon tutje, teksa Valentine e huqi edhe gjuajtjen vendimtare.
Situata në lindje po ngushtohet tej mase, pasi tashmë Toronto dhe Clevelandi janë vetëm nga një fitore larg Bostonit që zotëron vendin e parë nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/