Boston Celtics ka shënuar fitore të thellë me rezultat 117-101 ndaj Philadelphia 76-ers.
Ekipi i Bostonit ishte jofavorit në këtë duel duke marrë parasysh se po garon në playoff pa dy superyjet Kyrie Irving dhe Gordon Hayward.
Për më shumë, nga minuta e parë mungoi edhe Jaylen Broën për shkak të një lëndimi në nyje ndeshjen e fundit.
Por, kjo nuk ishte problem për vendasit që para mbi 20 mijë shikuesve në TD Garden treguan autoritet dhe në asnjë moment nuk lëshuan epërsinë qysh kur e morën për herë të parë në çerekun e parë.
Al Horford me 26 pikë dhe 7 kërcime ishte prej më të mirëve, kurse Terry Rozier shtoi 29 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime, ndërkaq Jayson Tatum nuk mbeti prapa me 28 pikë.
Te Philadelphia shkëlqeu Joel Embiid me 31 pikë e 13 kërcime, pasuar nga JJ Redick me 20 pikë dhe Ben Simmons me 18 pikë.
Bostoni kështu ka epërsinë e parë në gjysmëfinale të playoffit të këtij sezoni në konferencën lindore ndaj Philadelphias dhe ndeshja e dytë zhvillohet pas dy ditësh sërish në Boston. /Telegrafi/