Telegrafi

Bostoni mposhtet keq nga Chicago, Golden State dhe Houstoni fitojnë – spikat Harden me 17 asistime dhe gjashtë topa të vjedhur (Video)

Boston Celtics ka pësuar humbje nga Chicago Bulls në udhëtim me rezultat 108-85.

Irvinga ka munguar në këtë takim dhe mungesa e tij është ndjerë shumë.

Mirotic dhe Portis kombinuan për 47 pikë në këtë duel.

Në anën tjetër duel shumë interesant u zhvillua në Oracle Arena, ku Kevin Durant ka realizuar 28 pikë nëntë kërcime e pesë asistime.

Ai u ndihmua nga Klay Thompson që realizoi 24 pikë në këtë duel.

Te Portlandi i pandalshëm ishte Damian Lillard me 39 pikë, përcjellë nga CJ McCollum i cili shënoi 21 pikë.

30 pikët e Westbrookut nuk mjaftuan që Oklahoma City të mposhtë në shtëpi Charlotten edhe pse pesë lojtarë regjistruan pikë dyshifrore.

DeAndre Jordan realizoi 14 pikë e 17 kërcime në fitoren 96-91 të LA Clippers ndaj Torontos në Staples Center.

James Harden me 17 asistime, 6 topa të vjedhur e 26 pikë ishte më i miri në fitoren 130-123 ndaj Pelicans ku shkëlqyen edhe Clint Capela me 28 pikë, Chris Paul me 20 pikë, Eric Gordon me 27 pikë e Trevor Ariza me 13 pikë.

Pas këtyre ndeshjeve Houstoni prinë në Perëndim përcjellë nga Golden State dhe San Antonio. Këta të fundit sonte udhëtojnë në Dallas për derbi, ku rikthehet Leonard.

Bostoni nga ana tjetër mund të humbë terren nëse Clevelandi arrin të fitojë sonte mbrëma ndaj Atlantas në shtëpi.

/Telegrafi/