Boston Celtics ka shënuar fitoren e radhës ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 113-102.
Pas humbjes nga Lakers, Bostoni në ditën e dytë në Staples Center u shfaq shumë i fokusuar për një fitore.
Te Clippers shkëlqyen Griffin me 23 pikë dhe Lou Ëilliams me 20 pikë, kurse te Bostoni më i miri ishte Kyrie Irving me 20 pikë dhe Tatum me 18 pikë.
I pandalshëm ishte Harden me 25 pikë të realizuara ndaj Dallasit, ku u ndihmua nga Eric Gordon me 17 pikë.
Houstoni triumfoi në këtë takim me rezultat 104-97.
Spurs arriti të triumfojë pa Aldridgen dhe Leonardin, kurse shkëlqeu Patty Mills me 15 pikë të eralizuara dhe Gasol me 14 pikë e 15 kërcime.
Me fitoren prej 108-85 Spurs vazhdojnë serinë pozitive të fitoreve.
https://www.youtube.com/watch?v=CHS_D7bWp70
Pas ndeshjeve të së mërkuërs Houstoni vazhdon ndjekjen e Golden State me tri fitore më pak, kurse San Antonio rifiton vendin e tretë duke qenë shtatë fitore prapa Golden States.
/Telegrafi/