Bostoni ka shënuar fitore sensacionale me rezultat 100-99 në minutën e fundit pas një disavantazhi prej gjashtë pikësh me 30 sekonda të mbetur në këtë atkim.
Oklahoma ishte më e mirë në pjesën më të madhe të kohës, por një moment shpërqëndrimi në minutën e fundit kushtoi.
Me 30 sekonda të mbetur ishte Terry Rozier ai që zvogëloi disavantazhin nga gjashtë në dy pikë, kurse në faulin e radhës, Carmelo Anthony u vë para gjuajtjeve të lira duke mos arritur që t’i realizojë ato. Në sulmin e radhës Marcus Morris shënoi për tri pikë dhe epërsinë e fitores.
Më i miri ishte Westbrook me 27 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, kurse George shtoi 24 pikë nga pesë treshe.
Te Bostoni më i miri ishte Jayson Tatum me 23 pikë dhe Marcus Morris që shtoi 21 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=MeLgxaBU-fY
Portlandi u mundua ndaj Houstonit, por në fund humbi me rezultat 115-111.
Jusuf Nurkic shënoi 21 pikë me 211 kërcime, kurse Lillard shtoi 20 pikë, teksa McCollum eralizoi vetëm 8 pikë.
I pandalshëm te Houstoni ishte James Harden me 42 pikë, kurse Chris Paul shtoi 22 pikë, kurse Eric Gordon realizoi 18 pikë.
Bostoni vazhdon të jetë afër vendit të parë për pesë ndeshje, kurse Portlandi është në vendin e tretë në Perëndim, vetëm dy fitore larg Oklahomas dhe të gjitha ekipeve deri në tetë vendet e para.
/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7fUIwdgT3EU