Site icon Telegrafi

Bostoni fiton me vështirësi, Toronto lehtë ndaj Philadelphias

Oct 30, 2018; Boston, MA, USA; Boston Celtics guard Kyrie Irving (11) goes past Detroit Pistons guard Ish Smith (14) during the second half of Boston's 108-105 win at TD Garden. Mandatory Credit: Winslow Townson-USA TODAY Sports

Boston Celtics me vështirësi ka mposhtur Detrois Pistons në TD Garden me rezultat 108-105.

Ndeshja ishte e barabartë, sidomos në dy fraksionet e para, ku Detroit shkaktoi probleme në brendësi të koshit me Blake Griffin dhe Andre Drummond.

Në çerekun e tretë vazhdoi sërish loja e njëjtë, ku u vërejt rikthimi në formë i Kyrie Irving i cili me disa treshe radhazi krijoi shkëputje për skuadrën e tij.

Deri në 10 pikë shkoi epërsia e Bostonit, por Detroit u kthye shpejt në lojë për të shkrirë dhe për të siguruar dramë në fund.

Por, krejt në fund një top i humbur në mbrojtje në aksionin vendimtar bëri që Tatum të drejtohej në gjuajtje të lira ku me njërën që e ekzekutoi vulosi fatin e takimit.

Më i miri ishte Kyrie Irving i cili realizoi 31 pikë dhe pesë asistime, i pasuar nga Jayson Tatum me 16 pikë e gjashtë kërcime.

Në anën tjetër punë të lehtë pati Toronto që shënoi fitoren e shtatë këtë edicion ndaj një prej rivalëve kryesorë, Philadelphia 76ers me rezultat 129-112.

Në asnjë moment ndeshja nuk ishte e barabartë, pasi Toronto udhëhequr nga Leonard ishte tejet në formë të lartë në këtë takim.

Pikërisht Leonard shënoi 31 pikë dhe përcoll nga Valanciunas me 23 pikë dhe Loëry që pati 20 pikë e asistime.

Pas këtyre fitoreve në lindje vazhdon kryesimin Milëaukee Bucks që nuk ka asnjë humbje pasuar nga Toronto me shtatë fitore dhe Bostoni me pesë fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version