Telegrafi

Bostoni fiton në ndeshjen e vdekjes, në finale të lindjes ndaj Cavaliers (Video)

Boston Celtics është kualifikuar në finale të konferencës lindore pasi ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Washington Wizards në ndeshjen e shtatë me rezultat 115-105.

Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi i takimit, ku pjesa e parë përfundoi me dy pikë epërsi për mysafirët.

Megjithatë, një moment i mirë në fund të çerekut të tretë pas shpërthimit të Isaiah Thomas e pa Bostonin me epërsi 10 pikë.

Këtë epërsi e mbajti Bostoni në çerekun e katërt falë edhe performancës fantastike të Kelly Olynyk i cili realizoi 14 nga 26 pikët e tij në këtë periudhë.

Më i miri ishte pikërisht Thomas me 29 pikë e 12 asistime, kurse Olynyk shtoi 26 pikë.

Te mysafirët më i miri ishte Bradley Beal me 38 pikë, kurse Wall shtoi 18 pikë e 11 kërcime.

Në finale të mërkuërn pas mesnate Bostoni i shkon Clevelandit në ndeshjen e parë të kësaj serie të lindjes që do të përcaktojë finalistin e madh i cili do të luftojë për titull. /Telegrafi/