Boston Celtics ka shënuar fitoren e radhës ndaj Milëaukee Bucks në udhëtim me rezultat 96-89.
Ndeshja ishte e fortë nga fillimi i takimit, me Giannis Antetekounmpo që u prit të shkëlqejë drejt një tjetër fitoreje.
Megjithatë aty u shfaqën Irving me 24 pikë e 7 asistime dhe 2 topa të vjedhur, bashkë me Al Horford i cili regjistroi 27 pikë e 9 kërcime.
Antetekounmpo arriti double double prej 28 pikësh e 10 kërcimesh.
Të dyja skuadrat tash kanë bilanc të njëjtë në tabelë me nga 3 fitore dhe 2 humbje.
https://www.youtube.com/watch?v=vv3HkKa1G9E
Portland 103 – 104 LA Clippers
Portland Trail Blazers nuk arriti të përmbahet në sekondat e fundit, duke humbur takimin për një pikë.
Drama ishte e jashtëzakonshme në Portland, ku në aksionin e fundit ishte Blake Griffin ai që pranoi topin dhe nga vija për tri pikë u tregua i saktë duke mposhtur semaforin për të triumfuar me rezultat 104-103.
Griffin shkëlqeu me 25 pikë e 8 kërcime, kurse Gallinari shtoi 16 pikë në këtë takim.
Te Portlandi u dalluan McCollum me 23 pikë e Lillard me 25 pikë, e ekipi humbi pavarësisht se pesë lojatrët startues regjistruan pikë dyshifrore.
https://www.youtube.com/watch?v=OFvopcCxWlk
New Orleans 114-106 Sacramento Kings
Sacramento nuk u përmbajt në epërsinë që krijoi në çerekun e tretë dhe të katërt, për t’u gjunjëzuar para ish lojtarit, DeMarcus Cousins.
Boogie ishte i pandalshëm, duke regjistruar statistika historike me 41 pikë e 23 kërcime, e 6 asistime, duke u bërë lojtari i parë me këto statistika që prej kohës së Webb.
Cousins u prit mirë nga publiku, por në fund i hidhëroi ata duke ua dhuruar humbjen e radhës e duke vazhduar ecurinë pozitive të Pelicans. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Np0FY2H5EGw