Boston Celtics e ka mposhtur rivalin e përbetuar Los Angeles Lakers me rezultat 113-107 në një ndeshje shuëm të luftuar mes dy skuadrave.
Shkëlqeu pa dyshim Isaiah Thomas me 38 pikë dhe katër asistime, kurse ai u ndihmua nga Crowder me 18 pikë dhe Horford me 11 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.
Te Lakers 20 pikë shënoi D’angelo Russell, ndihmuar nga Brandon Ingram me 14 pikë dhe Nick Young me 17 pikë. 21 pikë shtoi Lou Williams.
Me këtë fitore Boston Celtics ka hyrë në anale duke e tejkaluar pikërisht Los Angeles Lakers me 3253 fitore, një fitore më shumë se këta të fundit.
Boston Celtics po vazhdon ta forcojë pozitën e dytë në konferencën Lindore dhe shihet si një nga favoritët në këtë konferencë pas shumë viteve të rindërtimit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aKtV3UaCtHU