Telegrafi

Bostoni dhe Washingtoni sigurojnë kualifikimin, Clippers e siguron ndeshjen e shtatë (Video)

Boston Celtics është kualifikuar në rrethin e dytë të playoffit pas fitores së katërt të realizuar në udhëtim te Chicago Bulls me rezultat 105-83, teksa tash do të takohet me Washington Ëizards që eliminoi Atlanta Hawks me rezultat 115-99.

Washingtoni ishte dominues sidomos në sulm nga fillimi i takimit ndaj Atlantas, kurse më i miri në këtë takim ishte John Ëall me 42 pikë dhe 8 asistime, përcjellë nga Beal me 31 pikë.

Bostoni nga ana tjetër në asnjë moment nuk ishte në disavantazh ndaj Bulls në udhëtim duke shënuar kështu fitoren e katërt radhazi, falë edhe mungesës së Rajon Rondos.

Butler realizoi 23 pikë për Bulls, teksa te Bostoni shkëlqeu Avery Bradley me 23 pikë.

Clippers falë legjendës Chris Paul arriti që të mposhtë Utah Jazz të varur nga Hayward që shënoi 31 pikë. Paul shtoi 29 për skuadrën e tij.

Clippers dhe Jazz janë aktualisht 3-3 në seri dhe ndeshja e shtatë në Los Angeles do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në rrethin e dytë ku do të përballet me Golden State. /Telegrafi/