Site icon Telegrafi

Boston vazhdon me fitore, Warriors humbasin në shtëpi nga Cavaliers

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese.

Boston Celtics ka marrë fitoren e shtatë këtë fillim edicion në NBA, pasi ka mposhtur kanadezët e Toronto Raptors me 23 pikë diferencë 117:94.

Jaylen Brown ka qenë fantastik në këtë takim me 29 pikë, pesë kërcime e dy asistime, i ndihmuar nga Jayson Tatum që shtoi 27 pikë të tjera.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kristaps Porzingis që realizoi 21 pikë e pati shtatë kërcime.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Pascal Siakam me 17 pikë, shtatë kërcime e tre asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Përderisa Celtics morën një fitore të pritur, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Golden State Warriors që kanë pësuar humbje në shtëpi ndaj Clevaland Cavaliers 110:118.

Stephen Curry ishte më efikasi te vendasit me 30 pikë, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Në anën tjetër te skuadra fituese më të mirët në parket ishin dyshja Calvin LeVert me 22 pikë si dhe Donovan Mitchell me 21 të tjera. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version