Site icon Telegrafi

Boston të fortë edhe pa dyshen Tatum – Brown, mposhtin Brooklyn Nets

Është zhvilluar xhiro e radhës në NBA, ku në program ishin vetëm katër sfida për tu luajtur.

Tre fitore i kanë takuar vendasve, derisa ishte vetëm Atlanta Hawks që triumfuan si mysafirë.

Boston Celtics kanë vazhduar me fitore, teksa kanë triumfuar ndaj Brooklyn Nets me tetë pikë diferencë 104:96.

Përkundër se munguan dyshja Jayson Tatum dhe Jaylen Brown, Celtics arritën fitore.

Qendra letoneze Kristpas Porzingis ka qenë më efikasi në këtë sfidë me 25 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Scheierman me 20 pikë si dhe Derrick White që shtoi 18 të tjera.

Te mysafirët më efikasi ishte D’Angelo Russell me 18 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Brooklyn Nets 104:96

Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 102:134

Golden State Warriors – Milwaukee Bucks 104:93

LA Clippers – Cleveland Cavaliers 132:119

Exit mobile version