Boston Celtics ka bërë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Lindjes në NBA.
Gjiganti amerikan ka triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Miami Heat me 11 pikë diferencë 117:106.
Ka qenë një ndeshje e barabartë me shumë rikthime në rezultat, por në fund Boston tregoi më shumë dëshirë për fitore dhe e morri atë duke ngushtuar diferencën në 2-1.
Jaylen Brown ishte basketbollisti më efikas në këtë sfidë me 26 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Jayson Tatum që shtoi 25 pikë, 15 kërcime e tetë asistime si dhe Kemba Walker që e mbylli takimin me 21 pikë.
Qendra Bam Adebayo ishte më efikasi tek Heat me 27 pikë e 16 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitoren.
Ndeshja e katërt finale e konferencës së lindjes mes Heat dhe Boston zhvillohet të mërkurën pas mesnatës. /Telegrafi/