Telegrafi

Boston e fiton ndeshjen e pestë, rihapet finalja e Konferencës së Lindjes

Boston Celtics i ka dhënë vetës edhe një rast për të shkuar në finalen e madhe të NBA-së.

Skuadra më e trofeshme në NBA ka triumfuar në ndeshjen e pestë ndaj Miami Heat me 13 pikë epërsi 121:108.

Kjo fitore e Celtics ka bërë që të rihapet finalja e Konferencës së Lindjes, pasi tani Miami udhëheq 3-2 me ndeshje të fituara.

Jayson Tatum ka qenë i pandalshëm në këtë takim me 31 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown që shënoi 28 pikë e kontribuoi me tetë kërcime e dy asistime.

Tek Celtics me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Kemba Walker, Marcus Smart, Gordon Hayward e Theis.

Goran Dragic me 23 pikë e Duncan Robinson me 20 të tjera ishin më efikasit tek Heat, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/