Telegrafi

Boston dhe LA Clippers ngushtojnë epërsinë

Janë zhvilluar ndeshjet e treta në ‘Play-Off’-in e elitës së basketbollit amerikan NBA.

Boston Celtics ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Brooklyn Nets pas fitores në ndeshjen e tretë në TD Garden.

Kampioni i shumëfishtë i NBA-së ka triumfuar me gjashtë pikë diferencë 125:119.

Jayson Tatum ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 50 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

Paraqitje tejet të mirë pati edhe fundori Marcus Smart me 23 pikë, derisa qendra Tristian Thompson shtoi 19 pikë të tjera e 13 kërcime.

Jaymes Harden me 41 pikë dhe Kevin Durant me 39 të tjera ishin më efikasit tek Nets, por pa mjaftuar për ta marrë fitoren e tretë.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Los Angeles Clippers në udhëtim te Dallas Mavericks me rezultat 108:118.

Në fakt kjo ishte fitorja e parë e Clippers të cilët e ngushtuan epërsinë në 1-2 ndaj Mavericks. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Brooklyn Nets 125:119 (1-2)

Dallas Mavericks – LA Clippers 108:118 (2-1)

Atlanta Hawks – New York Knicks 105:94 (2-1)