Telegrafi

Boston Celtics zyrtarizon Kyrie Irvingun

Kyrie Irvingun nuk do ta shohim më në fanellën e Cleveland Cavaliers.

Basketbollisti i nënkampionit të NBA-së, Irving ka kaluar në radhët e skuadrës së Boston Celtics.

Kjo e fundit në këmbim të Irvingut ka liruar prej shërbimeve Isaiah Thomasin, Jae Crowder dhe Ante Zizicin, të cilët sezonin e ri do ta jenë krahas LeBron Jamesit te Cavaliers.

Kështu së paku kanë bërë të ditur te dyja skuadrat amerikane që kanë arritur marrëveshjen edhe sa i përket NBA Draftit të vitit 2018.

“Në lidhje me finalizimin e transferimeve që përfshin Kyrie Irving, Isaiah Thomas, Jae Crowder, Ante Zizic kemi arritur marrëveshje që të bëjmë shkëmbimin e basketbollistëve”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e përbashkët të të dyja klubeve. /Telegrafi/