Site icon Telegrafi

Boston Celtics triumfon në Staples Center përballë LA Lakers

Kyrie Irving. (Foto:Maddie Meyer/Getty Images/Guliver)

Në Staples Center të Los Angelesit është zhvilluar derbi i mbrëmjes në NBA.

Los Angeles Lakers ka qenë nikoqir i rivalit të përbetuar Boston Celtics, ku fitore kanë shënuar mysafirët me 13 pikë diferencë 103:120.

Vendasit në këtë takim u futën me pesë mungesa të mëdha si Kyle Kuzma, Brandon Ingram, Lonzo Ball, Lance Stephenson dhe Tyson Chandler.

Ndërkohë mysafirët ishin të plotë dhe kësisoj në asnjë moment nuk e diskutuan fitoren përballë Lakers.

Kyrie Irving ishte fantastik në këtë mbrëmje me 30 pikë, pesë asistime e shtatë kërcime.

Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Marcus Smart e Marc Morris që shtuan nga 16 pikë, ndërsa Gordon Hayward e përfundoi ndeshjen me 15 sosh.

LeBron James ishte më efikasi tek vendasit ku e mbylli ndeshjen me ‘Triple Double’, prej 30 pikëve, 10 kërcimeve e 12 asistimeve.

Te Lakers me lojë të mirë u dalluan edhe të rinjtë si gjermani Wagner që shtoi 22 pikë dhe Williams që kontribuoi me 18 të tjera.

Me këtë humbje Lakers duket se janë dorëzuar dhe edhe këtë vit do të mbetën jashtë ‘Play-Off’-it.

Në anën tjetër Celtics ndodhen ne pozitën e pestë në Lindje me 41 fitore e 26 disfata. /Telegrafi/

Rezultatet:

Atlanta Hawks – Brooklyn Nets 112:114

Minnesotta Timberwolves – Washington Wizards 135:130

LA Lakers – Boston Celtics 103:120

Milwaukee Bucks – Charlotte Hornets 131:114

Portland Trail Blazers – Phoenix Suns 127:120

 

Exit mobile version