Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, Boston Celtics ëhtë rikthyer te fitorja në NBA.
Skuadra 17 herë kampione e NBA-së, ka triumfuar ndaj Toronto Raptors me 14 pikë diferencë, 120:106.
Vendasit ishin më të mirë prej fillimit të ndeshjes kur krijuan epërsi dhe e mbajtën atë deri në fund, madje më e larta shkoi deri në 19 pikë.
Semi Ojeleye ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë dhe gjashtë kërcime për vendasit.
Ndërkohë me pikë dyshifrore kontribuan edhe katër basketbollistë të tjerë si Kemba Walker (24), Payton Pitchard (20), Jyason Tatum (17) dhe Jaylen Brown me 12 pikë të tjera.
Kyle Lowry me 24 pikë dhe Pascal Siakam me 23 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në TD Garden.
Me këtë fitore, Celtics ngritën në pozitën e katërt në Konferencën e Lindjes me bilanc 13-11 në të mirë të fitoreve, derisa Raptors janë dy pozita më poshtë me 12 fitore e 14 disfata. /Telegrafi/
Rezultatet:
Boston Celtics – Toronto Raptors 120:106
https://www.youtube.com/watch?v=XcJf368Ez40
Houston Rockets – Miami Heat 94:101
https://www.youtube.com/watch?v=E0ZmMZXuT8E
Detroit Pistons – Indiana Pacers 95:111
https://www.youtube.com/watch?v=vHYsRNblcxY
Golden State Warriors – Orlando Magic 111:105
https://www.youtube.com/watch?v=m4-ZMu1_LIk
Portland Trail Blazers – Philadelphia 76ers 118:114
https://www.youtube.com/watch?v=1NiQu95mG7s