Telegrafi

Boston Celtics merr fitore të pabesueshme me 52 pikë epërsi ndaj Golden State Warriors

Boston Celtics është përkujdesur për rezultatin më të çmendur të mbrëmjes në NBA, përkundër se ndeshja ndaj Golden State Warriors konsiderohej si derbi.

Në sfidën e zhvilluar në TD Garden në Bostonit, Celtics kanë marrë fitore me 52 pikë epërsi ndaj Warriors 140:88.

Epërsia më e thellë e Celtics në ndeshje shkoi deri në 56 pikë, por në fund ata morën një fitore të madhe.

Jaylen Brown ishte më efikasi në këtë sfidë me 29 pikë, tre kërcime e tre asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Jayson Tatum që shtoi 27 pikë të tjera.

Me pikë dyshifrore te skuadra vendase kontribuan edhe Pritchard me 19, Derrick White me 14 dhe Hauser që shtoi 12 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte Lester Quinones me 17 pikë, derisa dështuan yjet e mëdha si Steph Curry që shënoi vetëm katër pikë, Klay Thompson vetëm gjashtë pikë dhe Chris Paul shtoi vetëm dy pikë.

Për vendasit e Celtics kjo ishte fitorja e 11-të radhazi në NBA, derisa vazhdojnë të jenë lider në Konferencën e Lindjes, derisa për Warriors ishte një humbje pas një serie prej tre fitoreve radhazi. /Telegrafi/