Ndeshja kundër Charlotte Hornetsit, nuk filloi mirë për Bostonin.
Që nga minutat e para të çerekut të parë, Kyrie Irving është goditur nga bashklojtari i tij Aaron Baynes me bërryl dhe u detyrua që të largohet nga ndeshja.
https://youtu.be/2-sngcUNpxg?t=4
Mungesën e Irvingut, Hortnetsi e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, ku e ngritën epërsinë deri në 18 pikë. Por në pjesë të dytë, erdhi këndellja e Bostonit.
Së pari epërsia është ulur dhe pastaj kaluan në epërsi, ndërsa krejt në fund kur rezultati ishte 90-87 në favor të Celticsit, Hornets e kishte rastin për ta barazuar ndeshjen, megjithatë nuk arritën të shënonin dhe kështu ‘keltët’ fituan.
Shane Larkin dhe Jayson Tatum, ishin koshashënuesit më të mirë te Bostoni me nga 16 pikë secili, derisa te Hornetsi u dallua Kemba Walker me 20 sosh.
Kjo ishte fitorja e 11-të e Bostonit me radhë krahas 2 humbjeve që i kanë dhe aktualisht është seria më e gjatë e fitoreve në NBA. /borozani/